Ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carvoska, e kaloi natën e vitit të ri sëbashku me fëmijët në qendrat sociale. Ajo I vizitoi fëmijet në qendrat sociale dhe ju ndau atyre dhuratat simbolike, duke ju uruar atyre më të mirën për vitin 2018.
“ Viti I ri është kohë kur jemi nën shoqërinë e më të afërmve, por gjithashtu është kohë kur duhet të kujtojmë edhe ata të cilët shoqëria I ka harruar. Këtë vit vendosa të vizitoj 130 fëmijë të vendosur nëpër shtëpitë në Shkup. Mesazhi im pë rata është se do ta kenë kujdesin tonë gjatë tërë vitit dhe jo vetëm sonte. Një falenderim I madh për kolegun tim Vojo, I cili me kafshët e tij na argëtoi dhe na e bëri edhe më të bukur këtë natë, duke na argëtuar dhe duke na dhënë shumë informacione ekzotike, njëkohësisht”- shkruan ministrja në profiling e saj në Facebook.