Sistemi social në Republikën e Maqedonisë, pas pavarësimit, ka qenë tejet i centarlizuar ku shteti ka luajtur rolin kryesore si mundësues i ndihmës sociale dhe mbrojtjes, pa përfshirë organizata jo qeveritare apo sektor tjetër . Pikërisht de-centralizimi i shërbimeve sociale ishte një nga ndryshimet që u paralajmërua sot ( e premte) nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në prezantimin e përbashkët me Fshatin SOS të fëmijëve dhe UNICEF të të ashtuquajturës Kontratë Sociale (bisedime sociale, shërbim social). Kontratat sociale janë të fokusuara në krijimin e një ambient favorizues legal në sferën e kujdesit social ndaj fëmijëve dhe masave sociale, njofton Almakos.
Sipas Ministres Mila Carovska, të gjithë duhet të përpiqemi që të përfitojmë një pamje dhe formë të kujdesit social të denjë për shekullin 21. Analizat , tha Carovska, kanë treguar se Maqedonia furnizohet më fonde dhe ka shërbime social të cilat ju vihen në shërbim qytetarëve, por efekti parësorë ka humbur diku gjatë rrugës. Andaj rregullativa e re ligjore e cila do të sillet, duhet të shihet në terren, menjëherë pasi të përfundohet në letër.
“Qëllimi kryesore i reformës do të bazohet në dy pika kyçe: fondet apo transferat sociale që do të ndahen për qytetarët do të jenë të grupuara dhe do të arrijnë të zbusin varfërinë dhe e dyta, të gjitha shërbimet sociale të cilat do të ofrohen nëpërmjet Qëndrës për Punë Sociale, por edhe nëpërmjet partnerëve social duhet të jenë të rregulluara. Sistemi i mbrojtjes sociale ngjall pyetjen parësore për të cilën do të punojmë përiudhën e ardhshme dhe ajo është ,de-institucionalizimi ,për të cilën nuk na duhet ndryshim ligjor pasi qeë ajo është me ligj e rregulluar, por na duhet ta shohim në praktikë. “- tha ministrja, Mila Carovska.
Fëmijë që jetojnë në varfëri nga mosha 0-17 vjeçare, në analizë, përmenden si fëmijë që jetojnë në shtëpi të varfra edhe pse këtu përfshihen fëmijët pa prindër apo kujdes prindëror. Sipas përfaqësuesit të UNICEF në Maqedoni, Benjamin Perks, 30% e fëmijëve në vend jetojnë në varfëri.
“ Sfidat në fushën sociale janë të mëdha. 30% e fëmijëve tanë jetojn ë në varfëri, kemi fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë që përballën më dhunë në familje, dhe të gjithë atyre ju nevojitet ndihmë dhe garanci për të qenë të mbrojtur dhe të sigurtë. Ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është se ne nëse punojmë sëbashku mund ta përmirësojmë shumë këtë realitet. Këtë mund ta bëjmë në tre mënyra. Së pari, ndërtim i ndryshimit të pritshmërive të shoqërisë për atë se si trajtohen qytetarët. Së dyti, përmes forcimit të shërbimeve që i kemi. Së treti, përmes ndërtimit të inovacioneve të cilat do t’u ndihmojnë atyre që kanë vështirësi dhe gjithashtu do të ndihmojnë në mënjanimin e atyre vështirësive”- tha Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF në Maqedoni.
Fshati SOS , sipas drejtoreshësh ekzekutive, Julijana Gapo,më tepër fokusohet në inkurajimin e zhvillimit politikës dhe aktiviteteve të cilat rrjedhimisht sjellin përforcim të familjes, përkatësisht të kujdesen për fëmijët e tyre, qasje më e mirë deri në shërbimet sociale të shfrytëzuesve të të njejtave.
“Me këtë Nismë synuam drejtë mbindërtimit dhe përmirësimit të legjislacionit kombëtar. Shpresojmë se të gjitha vendimet jo vetëm që do të pranohen, por edhe do të shfrytëzohen dhe implementohen. Kjo do të thotë se shteti do të ketë mundësi të rregulluar ligjërisht të angazhojë ofertues privat të shërbimeve sociale që do të kontribuojë për cilësi më të lartë të shërbimeve, paletë më e gjerë të shërbimeve dhe qasje më të madhe të tyre deri te shfrytëzuesit e fundit”, theksoi drejtoresha kombëtare e SOS Fshatit të fëmijëve Julijana Gapo.Varfëria në Maqedoni është në nivel të lartë.
Në vitin 2015, 21.5% e popullsisë, kanë jetuar në varfëri. Në 1000 persona 445.2 janë në varfëri të theksuar.
Evi Shkopi
Almakos.com