Nxënësit tëcilët do të fillojnë në vjeshtë të mësojnë sipas Konceptine ri për arsimin fillor, kur do të përfundojnë klasën e nëntë, në vitin e parë të testeve PISA do të tregojnë se çfarë rezultatesh jep Koncepti i ri.
“Nëse më pyetni se çfarë kam bërë si ministër, sjellja e Konceptit është hapi i parë për përmirësimin e rezultateve të testeve ndërkombëtare, të cilat nuk përmirësohen brenda një viti. “Shtetet të cilat duan të ndryshojnë diçka dhe të kenë rezultate më të mira, kurse rezultatet nuk janë vetëm numër por janë kapital njerëzor më i mirë në vend, atëherë ata duhet të fillojnë 10 vjet më parë për të pritur rezultatet e para,” tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska në intervistën javore – Radio Evropa e Lirë.
Carovska theksoi se përgatitjet kanë filluar të zhvillohen për një vit e gjysmë që të kemi rezultate më të mira të testimit PISA. Si Ministri, së bashku me UNICEF-in, kemi përgatitur pesë përmbledhje të detyrave për ushtrimin e testeve dhe për mënyrën e vendosjes së detyrave. Kjo është sfidë e madhe, shpjegoi Carovska.
„Me rëndësi është se mësimdhënësit flasin për tesimin PISA . да наставниците зборуваат за ПИСА тестирањето. Në të kaluarën, shpesh na ndodhte që vetë mësimdhënësit tël minonin testimin, sepse ata thonin se këtë nxënësit nuk e kanë për notim. Ne nuk testohemi gjithmonë për notë, ndonjëherë testohemi vetëm për të vlerësuar se sa larg kemi arritur me cilësinë tonë të arsimit. Kjo është arsyeja pse unë i inkurajoj prindërit, sa herë që bëhet fjalë për testime ndërkombëtare, të motivojmë fëmijët tanë, mbi të gjitha si prindër, për ti plotësuar testet deri në fund, për të treguar se sa kemi mësuar. ” . Mund të mos ndikojë drejtpërdrejt në vlerësimin personal të fëmijës,, por ndikon në mesataren kombëtare dhe është e rëndësishme që ai të bëhet krenari kombëtare dhe jo gjithmonë të jetë i fundit në lista,” tha Carovska.
Data 21.05.2025
Aktuale
- Ganiu takoi shoqatën e pensionistëve të komunës së Çairit
- Mexhiti do të drejtojë delegacionin në Londër ku pritet të nënshkruhet marrëveshja me qeverinë britanike
- Bujare Abazi emërohet në një nga institucionet kyçe të tregut Financiar
- Gashi: Diplomacia Kulturore, Pararendëse e Diplomacisë për Forcimin e Demokracisë
- Ekzekutimi i Kristian Markut, zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore! Një atentat i mirëorganizuar me armë zjarri
- Vrasja e Kristian Markut, ja si qëndron saga e gjakmarrjes mes fiseve Reçi dhe Gjini! Si u zbulua atentati i 13 janarit
- Vijon bojkoti i mësimit në Nerovë të Krushevës, kundërshtohet rrënimi i shkollës
- Të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë protestë në burgun e Korfuzit, i vënë flakën dyshekëve pas kontrolleve në qeli