Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska edhe një herë u deklarua sa i përket çerdheve dhe njoftoi se cilat çerdhe do duhet të punojnë edhe gjatë ndërrimit të dytë. Ajo potencoi se institucionet duhet të kuptojnë se janë në shërbim të qytetarëve, dhe duhet të përmbushin të gjitha nevojat e paraqitura, përcjell Almakos.
“I thërras të gjithë çerdhet të cilët metëvërtetë kanë prindër të cilët kanë nevojë që çerdhja të punojë edhe gjatë ndërrimit të dytë e njëjta të miratohet dhe të kemi një numër të saktë. Atje ku ka nevojë ka edhe ndërrimin të dytë, atje ku nuk ka nevojë nuk do të ketë ndërrimi të dytë. Kjo nuk është presion, por është e rëndësishme që institucionet të kuptojnë se janë në shërbim të interesit të qytetarëve. Nëse është paraqitur nevoja ajo do duhet të realizohet”, tha Carovska.
Ajo potencoi se edhe komunat kanë pësuar një ndryshim të madh, nuk udhëhiqen nga udhëheqësit paraprak dhe nuk pret që të krijohet ndonjë barrikadë, dhe ndërrimi i dytë të mos funksionoj për shkaqe politike.
Almakos.com
M.I