31 Dhjetor 2018 / 11:48
Kryeministri grek Alexis Cipras pas 18 janarit do të vendosë se kur do të dorëzohet Marrëveshja e Prespës për ratifikim në Parlamentin grek, “gjatë kësaj periudhe pritet që Marrëveshja të kaloj të gjitha procedurat në Shkup”, theksoi zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopulos, për gazetën “Katemerini”.
-Për momentin po bëhen “kombinimet” e nevojshme parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes dhe ata janë intensive. Konkretisht për arritjen e shumicës së nevojshme parlamentare prej 151 votave, zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi se që nga fillimi i këtij procesi, ka deklarata nga partia Potami, si dhe nga disa deputetë nga Lëvizja e së majtës qendrore për ndryshim, se Marrëveshja është një mundësi historike për të zgjidhur problemin.
Edhe ish ministri i jashtëm grek Nikos Kocias të shtunën është shprehur se Parlamenti grek ka shumicën e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, raporton “Katemerini”.
Javën e kaluar burime diplomatike greke kanë thënë për gazetën “Elefteros tipos” se pritet që Marrëveshja e Prespes mes Athinës dhe Shkupit do të hyn në procedurës për ratifikim në Parlamentin grek qysh në fillim të janarit.
ALSAT


