Çairin po e kërkojnë përsëri ata që e shkatëruan për tre mandate. Derisa një brez i tërë u rrit me këtë administratë lokale në Çair, ata nuk panë asgjë të dobishme, për dallim nga komunat tjera të qytetit të Shkupit ku lulëzon zhvillimi urbanistik, infrastrukturorë dhe estetik.
Këta që sot edhe pas 12 viteve e kërkojnë mandatin për qeverisjen në Çair, duhet të përgjigjen për atë pse në Çair për tre mandate në pushtetin lokal dhe 15 vite në pushtetin qendrorë, nuk aritën që ta ndërtojnë as edhe një bulevard të vetëm, nuk aritën ta zgjerojnë asnjë rrugë dhe të ndërtojnë asnjë park. Për dallim nga kjo ata patën sukses që ta uzurpojnë çdo hapësirë të lirë, ta ngulfatin komunën me ndërtime të egra dhe ta mbysin në mbeturina. Dhe më e keqja, t’iu kërkonin shqiptarëve nga 5,000 euro për t’i punësuar.
Mund të thuhet se kjo periudhë e gjatë kohore është totalisht e humbur për shqiptarët e Çairit. E dhimbëshme kjo, por s’ke çtë bësh. Të mbushemi në mend nga gabimet dhe nga e kaluara. Them e dhimbëshme, për shkak se vetëm kur të krahasosh zhvillimin e komunave maqedonase me atë të Çairit do ta kuptosh se jetojmë në dy botë paralele, dhe se dallimi është si dita me natën. Derisa Aerodromi, Karposhi dhe Qendra po rilindin në plotëkuptimin e fjalës në aspektin urbanistik me projekte nga më të ndryshmet, Çairi po fundoset me mbetje fekale në çdo shi më të vogël.
Çairi meriton më mirë, tani është radha të ngritet zëri i arsyes dhe t’i thuhet mjaft këtij degradimi.
Çairi meriton të rilindë!