Komuna e Butelit ka hapur sot një klub të ri pensionistësh në Radishan. Ky klub është i gjashti me radhë në komunën e Butelit. Ky objekt ka një sipërfaqe prej 60 m2, e cila ju mundëson pensionerëve, shoqërim, takime, lojra shahu dhe tablla për relaksim e të tjera. Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski tha se ata përmes hapjes së këtij klubi janë munduar që pensionerëve të ju ofrojnë kushte për kalimin e kohës së lirë.
“Sot jemi në Komunën e Radishanit, arsyeja është mjaft e mirë. U jipet në përdorim një klub penzionerësh Shoqatës së pensionerëve, të komunës së Butelit… Ne me të vërtet duam dhe po mndohemi, nëkufij të mundësive tona, të japim kontributin tonë për pensionerët që të ju ofrojmë mundësi dhe kushte, sepse ata e meritojnë këtë, që të munden kohën e tyre të lirë ta kalojnë në shoqërim”, tha kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski.
Edhe pensionistët ndjehen të kënaqur nga evenimenti i sotëm, sepse deri më tani një qendër të tillë nuk e kanë pasur në Radishan.
“Deri tani ne në Radishan nuk kishim klub, tani u hap klubi, kushtet siç tha edhe kryetari…të gjithë qëi kam takuar deri më tani, kryetari është angazhuar, e bëri atë që e premtoi, e jona mbetët që ta ruajmë edhe për neve edhe për ato që do të vijnë pas nesh”, thotë njëri nga pensionistët.
Në anën tjetër, pensionerët e komunës së Çairit kohën e kalojnë parqeve nga mungesa e klubeve të tilla edhe atë në kushte jo të mira. Ndërsa të njejtit, kërkojnë që edhe ata të kenë qendra të tilla në mënyrë që mos të detyrohen të rrijnë parqeve.
“Sigurisht që ka nevojë për tu hapur një qendër e tillë. Shikoni si rrimë nëpër parqe, nëpër tokë, sepse nuk kanë ku të ulen…Sikur që e shihni nuk është i pastër, nuk pastrohet, drita ka shumë pak e kështu me radhë”, thotë një pensionist tjetër.
Për këtë çështje kontaktuam edhe Komunën e Çairit, por ata nuk u prononcuan për Televizionin SHENJA.
Emine Ismaili /SHENJA/