Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar ashpër pas mungesës së ujit për më shumë se 20 orë në Çair dhe një pjesë të Gazi Babës. Ai akuzon kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, si dhe drejtuesit e emëruar nga ajo, Dimitar Apasiev dhe Blerim Bexheti, për përçmim të hapur ndaj qytetarëve të Çairit.
“Na premtuan se do të vinte uji në orën 17:00, por edhe pas mesnate s’ka asnjë zgjidhje. Drejtuesit e emëruar nuk përgjigjen as në thirrjet tona thjesht për të mos i informuar qytetarët. Kjo është dhunë dhe nënçmim i pastër ndaj Çairit”, ka shkruar Ganiu.
Ai kërkoi që urgjentisht të ndërpritet kjo sjellje diskriminuese ndaj një komune me shumicë shqiptare dhe qytetarë që meritojnë dinjitet dhe shërbime bazike.