Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditë së sotme është “arrestuar një person i dënuar me 6 vjet burg i cili kërkohej me fletarrest”, transmeton TV21.
Siç bëhet e ditur, ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej 6 vjetësh, për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 188 të Kodit Penal.
“Sot (31.08.2023) në ora 15.00 në rrugën “Dizhon” të Shkupit, nëpunësit policorë të ekipit operativ për hetime në kuadër të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.Gj. nga Shën Nikolla, me vendbanim në Shkup”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.
Thonë se personi është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.