Vetëm në rajonin e Shkupit janë përkrahur 181 kompani, të cilat deri sot kanë marrë rreth një miliard e 200 milionë denarë ndihmë financiare për ciklet e tyre investuese, të cilat kanë krijuar vende të reja të punës për qytetarët tanë, tha sot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës së tij në kompaninë “Sivus”, e cila u realizua në kuadër të vizitave të tij në kompanitë, të cilat Qeveria financiarisht i ndihmon përmes Ligjit për përkrahje financiare të investimeve.
Bytyqi informoi se me “Sivus”, Qeveria ka nënshkruar marrëveshje për përkrahje financiare të projektit investues për periudhën 2018-2022 për masat Përkrahje për rritje të investimeve kapitale, rritje të konkurrencës së tregut dhe Fitimin e tregjeve.
“Për investimet prej mbi 83 milionë denarë, kemi paguar ndihmë shtetërore prej shtatë milionë e 500 mijë denarë. Strategjia e jonë dhe qëllimi përmes ligjit për përkrahje financiare është t’i identifikojmë sektoret të cilat mund të kenë vlerë të shtuar që të jenë më konkurrentë, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të huaj.
Siç ekonomia bashkëkohore kalon nëpër tranzicion ndaj theksit më të madh të inovacioneve ekologjike dhe digjitale, shtoi ai, të rinjtë duhet të zhvillojnë shkathtësi të reja që të përparojnë në këtë peisazh të ndryshueshëm.
Ndërkaq, Dejan Petreski nga “Sivus” tha se kompania punon në domenin e kompanive më të mëdha në sektorin e telekomunikacionit, automoblistik dhe bankar, ndërsa ofron edhe servsis edhe lokalisht nga vendi, por edhe nga shtetet tjera.


