Sot së bashku me Ministrin për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Dokërti dhe ambasadorin Metju Loson, vizituam një nga investimet më të mëdha britanike në vendin tonë, Xhonson Meti.
Vendi ynë është partneri më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe në takimin dhe vizitën e sotme vetëm konfirmuam angazhimet tona dhe mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit.
Ne patëm një takim me ministrin Dokërti gjatë vizitës sime të fundit në Londër, ku diskutuam për investimet në burimet e rinovueshme të energjisë dhe shkëmbimin e njohurive në këtë fushë.
Falenderoj Xhonson Meti për mikpritjen e tyre sot, por edhe për punën dhe zhvillimin e tyre të përgjithshëm në vendin tonë. Ata tashmë kanë një rritje prej rreth 1000 të punësuar dhe janë një nga kompanitë më të avancuara teknologjikisht, që punojnë sipas standardeve më të larta.
, – shkruan Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike.