Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, zv/kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për Ligjin për praktikat jo korrekte tregtare, tha se ky ligj është një direktiv e re e cila e sjell qytetarin që pozitë që të mbron nga sjelljet jo korrekt të tregtarëve.
“Ligji u zvarrit një kohë të gjatë në kuvend, kishte pyetje po thuajse çdo ditë nga gazetarët se çfarë do të ndodh kur të sillet dhe unë thoja se kur të miratohet ky ligj do të vendos rregull në një situatë të parregullt dhe sjellje të çmendur të tregtarëve. Ju e dini se unë kam qenë pjesë e komunitetit të biznesit kam përfaqësuar pjesën e komunitetit të biznesit dhe shpesh kam thënë se ka sjellje jo korrekte në mënyrë se si ata bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve”, tha Bytyqi, duke shtuar se kjo nuk mund të tolerohet më.
Ai tha se është një grup i tregtarëve të cilët bëjnë rritje të çmendura të çmimeve në kurriz të qytetarëve të cilët më pas ankohen.
“Sjellja e këtij ligji ka ardhur në moment të duhur, do jemi besoj të gjithë si qytetarë, do të durojmë edhe disa muaj derisa të shohim faktet e para të ligjit, por mendoj se më në fund do t’i jep përgjigjen e duhur çdo tregtari që është sjellë në mënyrën sic është sjell”, u shpreh zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.
Data 06.07.2025
Aktuale
- Forumi i të Diplomuarve nga Universitetet Saudite në Ballkan
- Orce Georgievski kandidat i VMRO-së për qytetin e Shkupit
- Orce Georgievski kandidat i VMRO-së për qytetin e Shkupit
- Elon Musk “sfidon” Donald Trump, krijon “Partinë Amerikane”
- Shokuese/ E b*llizojnë dhe e hedhin në ferra, një grup vajzash detyrojnë bashkëmoshataren t’i flasë një adoleshenti me fjalë banale: Thuaj të hëngsha k****! Do të rrjep si pula (VIDEO)
- Në ujërat e Liqenit të Ohrit gjendet trupi i pajetë
- Anketa e AKE-së: Të miturit në Maqedoni kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë në internet
- Mickoski: 38 automjete janë vënë në përdorim për shuarjen e zja’rreve