Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi paralajmëroi zgjidhje ligjore me të cilën do të bëhet korrektimi i Ligjit për paga për persona të emëruar dhe të zgjedhur, me qëllim, ashtu si tha, gjetjen e një zgjidhje me të drejt me të cilën do të lirohen mjete që do të dedikohen për masa antikrizë për kategoritë më të dobëta të shoqërisë, transmeton Almakos.
Vendimi i këtillë ka ardhur pasi që Qeveria ka sjell vendim me të cilën ka obliguar katër ministrat që të formojnë masa të reja antikrizë.
Bytyqi gjatë qëndrimit në 24 Vesti deklaroi se ridedikimi i buxhetit do të jetë rreth 70 milion euro plus për masat e reja antikrizë dhe se për disa ditë do të prezantohet pakoja e re./Almakos/