ër Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se ADA, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale është rezulatat i rekomandimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftë kundër korrupsionit, gjegjësisht për pjesën në ndarjen e ndihmës shtetërore, përcjell TV21. Bytyqi tha se ADA është përgjigje për transparencë dhe për imperativin nga DASH për eleminim të korrupsionit.
“ADA për dallim nga thashethemet që sektori publik nuk është efikat, do të jetë në dispozicion 24/7. Do të mund të shërbejë numër të pakufizuar të shfrytëzuesve në të njëjtën kohë, pa pritje dhe pa transferim nga një institucion, në tjetrin dhe të gjithë do të marrin informata të njëjta, që është thelbësore për largimin e hapësirës për manipulim me informatat e njëjta”, pohoi Bytyqi.
Bytyqi tha se gjëja tjetër që e bën të veçantë projektin ADA, për informacion mbi ndihmën shtetërore për kompanitë dhe investitorët , është se projekti është zhvilluar nga kompani vendore.
“Po, ADA është e krijuar nga një start-up kompanive vendase, KOVELL, me të cilën kishim nderin të bashkëpunojmë, dhe këtë nuk e them vetëm në mënyrë deklarative, bashkëpunimi me ta për mua është më me rëndësi nga ky proces i krijimit të ADA-s. Ky është vërtetim se fëmijët tanë, munden dhe dinë, ndërsa për ta shpresoj se është mesazh se jemi këtu dhe se edhe në atdheun e tyre kanë shansin që të tregohen”, tha Bytyqi.