Buxheti i ri i cili projektohet për vitin 2018 parasheh zgjidhje të përhershme për ndërmarrjet e mëdha shtetërore, të cilat po zhyten në borxhe, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Shtip.
“Kolska sipas të gjitha gjasave do t’i bashkangjitet hekurudhave të Maqedonisë, ndërkaq e përforcuar financiarisht në mënyrë komplete, Hekurudhat e Maqedonisë me qëndrueshmërinë e vet. Përfundimisht do të hapim debat për qëndrueshmërinë e përhershme të Hekurudhave të Maqedonisë, për arsye se me të vërtetë gjendjet në ndërmarrjen publike janë të këqija. Ne tashmë sollëm vendime, rrogat do të kompensohen, paratë janë siguruar”, theksoi ai.
Kryeminsitri shtoi se përmes përfundimit të kapitalizimit të investimit themelor të Kolska do të sigurohen paratë për rroga.
“Por ajo teksttualisht është arnim prej muajit në muaj, ajo nuk është zgjidhja përfundimtare. Zgjidhja përfundimtare është prej 1 janarit, do të implementohet me buxhetin e ri, me ç’rast ku qytetarët të cilët punojnë në këto ndërmarrje publike edhe në Kolska edhe në Hekurudhat e Maqedonisë do ta kryejnë veprimtarinë e vet, do të kenë qëndrueshmëri të vet dhe produktivitet të vet dhe asnjëherë nuk do t’u rrezikohen rrogat”, thotë Zaev.