Buxheti për bujqësinë për vitin e ardhshëm arrin 10,1 miliardë denarë
dhe me të do të sigurohet pagesë në kohë dhe e tërësishme e subvencioneve, ndërsa janë planifikuar edhe më shumë mjete për rritjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor.
Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në konferencën për media në Qeveri theksoi se propozimbuxheti është krijuar në bazë të parimit të nikoqirit të mirë dhe shpenzimit racional dhe se me të do të sigurohet servisim në kohë i nevojave të vazhdueshme të sektorit, para se gjithash bujqve dhe agro
biznesmenëve.
“Me propozim buxhetin për sektorin e bujqësisë do të sigurojnë pagesë të tërësishme, në kohë dhe joselektuese të subvencioneve, prodhim më i madh i prodhimeve cilësore vendore dhe të sigurta ushqimore dhe do ta kthejmë dinjitetin e bujqve të Maqedonisë sepse vetëm kështu do të bëjmë që
agrari i Maqedonisë të jetë modern, konkurrues dhe sipas standardeve evropiane”, theksoi ministri Nikollovski.
Më i madh është buxheti i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe aty janë planifikuar 8,6 miliardë denarë. Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, megjithatë, arrin rreth 634 milionë denarë.
Shpenzimet joproduktive janë ulur për gjysëm milionë denarë. Duke bërë krahasim me pesë muaj nga viti i kaluar dhe pesë muaj që kur ai është ministër, Nikollovski tha se me rregulloret e miratuara në Ministri dukshëm janë shkurtuar shpenzimet joprodutikeve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ministri Nikollovski informoi se deri tani kanë arritur 80 aplikime nga organizatat joqeveritare për programin për transferua kapitali për OJQ-të.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Moti në mëngjes i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës me diell
- Zbulohet një lokal ku ushtrohej p*stitucion, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Uganda dhe 3 organizatorët
- Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy
- Marsh simbolik me motorë nga Prishtina drejt Hagës e Brukselit në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së
- Pastruesja kosovare në Zvicër akuzohet se “fshiu” deri në 40 mijë franga
- Pep Guardiola kritikon shpenzimet e klubeve të tjera… në Premier League!
- Plumbi qorr e godet në kokë një qytetar në Klinë
- VLEN: Hipokrizia e BDI-së në Likovë nuk kalon më