Në seancën e sotme parlamentare u miratua buxheti 2025 me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Profesori Afrim Osmani u shpreh se rrëzimi i amendamenteve të opozitë është një arrogancë nga ana e mazhorancës.
Sipas tij, u tregua një arrogancë nga ata që Osmani tha se jo vetëm nuk kanë mundur të nderojnë një buxhet të mirë, por as të ndërtojnë një program.
“Arrogancë e pozitës në mënyrë deklarative. E vetmja gjë që i la një kohë të madhe kur gjithësecili të fliste. Ndoshta nuk ka qenë kjo lloj hapësirë. Arroganca në gjykimin tim e atyre që jo vetëm nuk kanë mundur të nderojnë një buxhet të mirë, por as të ndërtojnë një program. Arroganca ishte që nuk pranuan asnjë amendament”, tha profesori Afrim Osmani në emisionin “Open”.
Sipas profesorit, propozimi i opozitës me amendamentin për minimumin jetik është një nga më të mirët.