Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor për vitin 2018 planifikon furnizimin e pajisjeve për matje indikative dhe krahasuese me laborator të akredituar për mjedis jetësor, vendosjen e bazës së plotë të të dhënave për vlerësimin e rrezikut, ueb faqen e re, përforcimin e resurseve njerëzore dhe përpunimin e strategjisë për zbatimin e legjislaturës nëpër rajonet planore. Buxheti i Inspektoratit për vitin 2018 është rritur për 60 për qind në 24,7 milionë denarë, ndërsa programin vjetor për punën e inspektoratit, sot e prezentoi drejtori i ISHMJ, Mirsollav Bogdanovski.
“Theksi kryesor i është vënë planifikimit dhe frekuentimit të mbikëqyrjeve inspektuese. Qëllimi është çdo subjekt industrial i nënshtruar në mbikëqyrje të bëjë analizë të veçantë të rrezikut me çka do të optimizohet numri i mbikëqyrjeve dhe do të veprohet në mënyrë parandaluese”, deklaroi Bogdanovski.
Fokusi i mbikëqyrjeve për vitin 2018, theksoi Bogdanovski, ka të bëjë me industrinë që bën pjesë në lejet e integruara A si çimentorja, rafineria, ngrohtoret dhe objektet e mëdha industriale, menaxhimi i mbeturinave, zonat e mbrojtura dhe ujërat.
“Për momentin inspektorati disponon vetëm me një inspektor të ekonomisë së ujërave për gjithë territorin e Maqedonisë. Në gjithë territorin e Maqedonisë janë 15 inspektorë, ndërsa në territorin e Shkupit vetëm tre. Janë planifikuar punësime të reja të inspektorëve më të rinj për përforcimin e efikasitetit dhe kapacitetit të zbatimit të mbikëqyrjeve inspektuese dhe inspektorëve me licenca”, deklaroi Bogdanovski.
Theksoi se qytetarët mund të bëjnë denoncimin e ndotësve, ndezjes së zjarrit dhe përfshirjen nga zjarri të hapësirave publike në numrin 193, i cili është në dispozicion 24 orë.