26 Shkurt
Kasollja e mbuluar nga mbeturinat dhe kafshët brenda saj në rrugën “Boca Ivanova” në Butel tani pesë vjet pengon veprimtarinë e afaristit Selajdin Aliu duke i shkaktuar dëme të shumta financiare veprimtarisë së tij afariste. Përkundër premtimeve të shumta ende askush nuk ka marrë guximin ta largoj atë nga rruga edhe pse Aliu ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore e financiare në mijëra euro nga pushtetit lokal, por edhe atij qendror. Afaristi thotë se për largimin e kasolles Kreu i Komunës Petre Llatinovski i ka kërkuar ryshfet prej 100 mijë euro.
Ky person që më bën zullum konkretisht me emër dhe mbiemër është Petre Llatinovski. Unë 100 mijë euro nuk ja jap kurrë, le të vjen Llatinovski këtu dhe do ta shohim, nëse mi kërkon para syve unë ja jap a përndryshe jo – tha afaristi Selajdin Aliu.
Kryetari i komunës së Butelit, Petre Llatinovski dhjetëra herë ka dalë me premtime për zgjidhjen e problemit duke dhënë edhe afate të cilat nuk janë respektuar asnjëherë. Madje ai tani thotë se problemi është nga fundi i zgjidhjes
Kemi intervenuar te fqinjët, është liruar mjaft hapësirë, kafshët i kemi larguar, një pjesë të madhe prej tyre, edhe mbeturinat prej letrave i kemi hequr, mjaftueshëm është bërë . Dalëngadalë punët do të vijnë në vend dhe gjithçka do të bëhet si duhet. Megjithatë obligimi është i yni por edhe kemi premtuar – deklaroi Petre Llatinovski, kryetar i komunë së Butelit.
Por, kamera e Alsat dëshmoi të kundërtën. kafshët vazhdojnë që qëndrojnë brenda kasolles e cila është e stërmbushur me mbeturina duke mbajtur thuajse të bllokuar hyrjen për te objekti i afaristit Aliu. Ai thotë se
Llatinovski gënjen opinionin se ne e dimë që na gënjen. Kohën na e ka humb, dëm na ka bë shumë. Kemi bë padi ndaj tij, ndaj komunës, para tre viteve por siç shihet institucionet nuk funksionojnë, nuk na thirr askush, i mbajnë në sirtar – u shpreh Aliu.
Avokati Dushko Jankoviq tha se klientit të tij i është kërkuar një shumë e jashtëzakonshme parash për të firmosur për largimin e kasolles dhe sistemin e saj në një vend tjetër, por në momentin e fundit pronari i kasolles ka kërkuar 100 mijë euro.
U morën vesh për një çmim normal, ditën e caktuar për të firmosur të noteri personi nuk u paraqit, respektivisht u paraqit më vonë me deklaratë me një çmim krejtësisht tjetër, një çmim jashtëzakonisht i lartë dhe ajo është çmimi i një të ashtuquajtur “çokollatë” që në rast të caktuar e kanë kërkuar disa njerëz – deklaroi avokati, Dushko Jankoviq.
Avokati Jankoviq tha se lëndën do ta dërgoj edhe në Gjykatën ndërkombëtare në Strasburg.
Melihate Rustemi
Powered by WPeMatico

