– Ish shefi i diplomacisë shqiptare, Dimtmir Bushati në rrjetin social Twiter ka komentuar procesin zgjedhorë në Maqedoninë e Veriut dhe rezultatet e dalura.
Ai thotë se shqiptarët në RMV kanë qenë në ballë të procesve kombëtare dhe se potenciali i tyre në ndërtimin e një shoqërie europiane është i madh.
“Shqiptarët në Maqedoni kanë qenë në ballë të proceseve kombëtare. Potenciali i tyre në ndërtimin e një shoqërie europiane është i madh. Potenciali çlirohet përmes përfaqësimit. Përfaqësimi dinjitoz në parlamentin e ri garanci për sigurimin e barazisë mes dy komuniteteve shtetformuese”, ka shkruar Bushati.