
Gjate fjalës së tij në konferencën për shtyp, Bushati zbardhi një pjesë të diskutimeve me dyer të mbyllura.
“Ne përshëndesim platformën e shqiptarëve, kjo do të jetë një hap përpara përsa i përket lirive dhe të drejtave të shqiptarëve që hetojnë në Malin e Zi. Kemi diskutuar përsa i përketë pakicës majalzese që jetojnë në Shqipëri”, tha ai teksa premtoi edhe rishikimin e legjislacionit shqiptar për këtë çështje.
Ndër të tjera, Bushati u ndal edhe në diskutimet në aspektin ekonomik, u përmendi këtu krijimin e fondit të rajonit çka do të ketë impkat pozitiv për të gjitha vendete rajonit.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm i Malit të zi u ndal në falënderim për mbështetjen që i ka dhënë vendi ynë anëtarësimit në NATO.
10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

