20 Tetor 2018 / 16:07
Deri më 26 tetor për , nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin arsimin e mesëm kanë të drejtë të konkurrojnë për bursë shkollore, shuma e së cilës do të arrijë 2.750 denarë. Mirëpo, krahasuar me nevojat e tyre të përditshme, kjo shumë nuk mbulon as shpenzimet elementare të tyre. Këtë e dëshmojnë edhe nga shoqata e invalidëve “Shpresa” duke shtuar se një shumë e tillë nuk është e mjaftueshme as për sigurimin e transportit të nxënësve me pengesa në lëvizje si dhe shoqërimin e tyre në destinacionin e caktuar.
Të ndalemi konkretisht te lëvizja e tyre e përditshme prej shtëpisë deri në shkollë dhe anasjelltas..E tash, me vet faktin që lëvizja e tyre nuk mund të jetë e lirë atëherë të dërgon te ajo që këta persona duhet të kenë mbështetje prej tjetrit person I cili do ti bart ose ti transportoj deri te shkolla dhe anasjelltas. Prandaj, në rasin konkret, bursat e ndara nuk I mjaftojnë një nxënësi me nevojë të veçantë për arsye se harxhimet, siç e ceka janë shumë shumë më të larta”. – u shpreh Sefer Hiseni, Shoqata e invalidëve “Shpresa”
Nga shoqata “Shpresa” përkujtojnë se problemet nuk përmbyllen me marrjen e një burse të tillë. Thonë se vështirësi të mëdha hasin edhe në mungesën e kushteve të përshtatshme në shkolla për pranimin e nxënësve të tillë.
Të gjitha shkollat në Maqedoni, diku 90% janë shkolla në kate, edhe çka ndodhë, ndodhë që brenda ditës, sidomos cikli i lartë, prej klasës së pestë deri në të nëntën, tash nëntë vjeçare, ato kanë lëndë kabinetike ose mësim kabinetik edhe bëhet rrotullimi mes orëve edhe faktikiht këtu vjen deri te vështirësia e lëvizjes së këtyre personave që nuk kanë lëvizje të lirë nëpërmjet katit përdhese dhe katit lartë që duhet ta ndjek mësimin”. – tha Sefer Hiseni, Shoqata e invalidëve “Shpresa”
Për vitin shkollor 2018-19, Ministria e Arsimit ka paraparë të ndajë mbi 700 bursa, prej të cilave 100 për nxënësit me aftësi të kufizuara. Të drejtë për të përfituar këtë bursë kanë nxënësit që nuk marrin bursë tjetër nga ndonjë institucion ose firmë private, të mos jenë përsëritës të vitit si dhe të kenë mesatare të suksesit 3.00. Lista e kandidateve të zgjedhur do të publikohet më 30 nëntor, në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit.
Melihate Rustemi