Dy persona (një grua dhe një burrë) janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur në mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 06:00 në Fushë Kosovë.
Tutje thuhet se i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur në mes vete. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/