Një snajperiste pro-ruse, e cila ka vrarë mbi 40 persona, është e martuar me një komandant rebel, që pretendon se ka qëlluar më shumë se 100 ukrainas.
Irina Starikova u raportua këtë javë se ishte kapur nga forcat ukrainase pasi u plagos në luftime.
Nëna e 2 fëmijëve operonte në rajonin separatist Donbas dhe thuhet se ka vrarë mbi 40 persona, ndërsa fati i saj nuk dihet.
Tani është zbuluar se snajperistja është e martuar me 43-vjeçarin Alexander Ogrenich, i njohur ndryshe si Gorynych. Ai është arratisur në Bjellorusi, ndërsa ka qenë edhe më parë në burg.
Në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, ai drejtoi një ‘njësi inteligjence’ separatiste rreth vitit 2014 dhe pretendon se ka vrarë mbi 100 ukrainas gjatë luftimeve.
Kjo do të thotë se çifti i kanë marrë jetën mbi 140 personave.
“Po, kam vrarë shumë”, tha Ogrenich në një intervistë. “Shifra është mbi njëqind. Dhe nëse do ta shihnit armikun tuaj, çfarë do të bënit?”
Snajperja është me origjinë nga Donetsk dhe ka dy vajza, Valeria, 11 vjeç dhe Yulia, nëntë. Në fotot e publikuara ajo shfaqet duke pushuar me bashkëshortin dhe ushtarët e tjerë.
41-vjeçarja është gjetur e plagosur në një fushë beteje dhe fati i saj tani është në duart e Ukrainës, ndërsa në duart e saj është gjaku i të paktën 40 njerëzve, përfshirë civilë./m.j