Burg të përjetshëm Gjykata Penale e Shkupit sapo i ka shqiptuar edhe Sulejman Osmanit, i njohur si Komandant Sula, i akuzuar si “logjistika kryesore” e Grupit të Kumanovës që luftoi për 28 orë me forcat e sigurisë së Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Osmani, i cili ditën kritike kishte arritur të ikte nga policia, u ekstradua nga Kosova në Maqedoni, ndërsa i njëjti u gjykua ndaras me grupin prej 37 vetave, 33 nga të cilët dje u gjykuan me 746 vite burg për “terrorizëm” dhe “aktivitete terroriste”. Ndryshe, rasti i Kumanovës, konkretisht “Lagja e Trimave” kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, ndërsa gjatë luftimeve për rreth 28 orë, të vrarë kishin mbetur tetë pjesëtarë të policisë si dhe 10 shqiptarë, kryesisht nga Kosova. (koha.mk)
Data 12.04.2026
Aktuale
- Presidenti Begaj uron besimtarët ortodokse për Pashkën: U ndriçoftë jeta juaj me besim, shpresë e gëzim
- Inteligjenca artificiale po vjen në shëndetësi, a jemi të përgatitur?
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji

