Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli aktgjykimin për të akuzuarit në rastin e vrasjes së Vanja Gjorgjievskës dhe Pançe Zhezhovskit.
Me dënim me burgim të përjetshëm u dënuan: Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Ljupço Palevski.
Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorgjievski, u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga akuzat, përcjell INA.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit kanë organizuar rrëmbimin e Vanjës me qëllim që të detyrojnë një anëtar të afërt të familjes së saj të paguajë shpërblim. Ndërsa Pançe Zhezhovski është rrëmbyer për të siguruar automjetin e tij “Citroën”, që do të përdorej për rrëmbimin e Vanjës.
Procesi gjyqësor zgjati më pak se një vit. Të akuzuarit mohuan fajësinë gjatë fazës fillestare të gjykimit, ndërsa mbrojtja e tyre argumentoi se Prokuroria nuk ka arritur të provojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përfshirjen e tyre, duke kërkuar aktgjykim lirues.
Rasti ka ngjallur reagime të forta emocionale dhe thirrje për drejtësi në opinionin publik, për shkak të rrethanave të rënda dhe mizorisë së veprimeve të kryera ndaj viktimave. Ngjarja tragjike ndodhi në nëntor të vitit 2023. Vanja Gjorçevska u shpall e zhdukur më 27 nëntor, ndërsa disa ditë më pas u gjet e pajetë pranë rrugës Prilep–Veles. Trupi i Pançe Zhezhovskit u gjet në afërsi të lumit Vardar. Vrasjet u cilësuan si veprime të planifikuara dhe me qëllim përfitimi material.(INA)