Bullgaria si kryesues aktual me BE-në e përshëndeti rekomandimin e pakushtëzuar për fillim të bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në Union, transmeton Zhurnal.
Ministria e Punëve të Jashtme bullgare kumtoi se kjo është në korniza të përjekjeve të Sofjes për eurointegrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimorë.
“Veçanarisht jemi të kënaqur nga rekomandimet e Komisionit Europian që të fillojnë bisedimet për antarësim të Maqednisë dhe Shqipërisë në BE. Kryeministri Bojko Borisov, Qeveria dhe shërbimet diplomatike të Bullgarisë, punuan në këtë aspek”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare.