Bullgaria e përshëndet arritjen e marrëveshjes për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por kërkon edhe garanci se nuk do të ketë synime irredentiste. Qëndrimi është bëri i ditur në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Theksohet se marrëveshja hap rrugë për parparimin e Maqedonisë drejt integrimit në strukturat evropiane, ndërkohë që Bullgaria është duke e kryesuar Këshillin e Evropës.
MPJ bullgare rikujton se Bullgaria e ka njohur Maqedoninë me emrin e tanishëm kushtetues, dhe se emri i ri nuk duhet të interpretohet si bazë për ndryshim të mundshëm të kufijve të tanishëm, ose pretendime ndaj fqinjëve, respektivisht gjuhës, kulturës, historisë e identitetit. /SHENJA/