Gjatë muajve në vijim do të nënshkruhet memorandum ndërqeveritar për uljen e çmimeve në raomingun për vendet nga Ballkani Perëndimor, paralajmëroi sot ministri bullgar i Transportit, Teknologjive informatike dhe komunikimeve, Ivajllo Moskovski, transmeton sot BTA. Moskovski po merr pjesë në biznes konferencën “Horizonte logjistike 2025” në Sofje, ku para gazetarëve foli për angazhimet dhe qëllimet e Ministrisë së Transportit, Teknologjive Informatike dhe Komunikimeve gjatë Kryesimit të ardhshëm të Bullgarisë me Këshillin e BE-së.
“Nuk mund të kemi çmime prej gjashtë-shtatë levë për minutë me Maqedoninë, me Bosnjë e Hercegovinën apo Serbinë. Këto janë çmime të tmerrshme”, deklaroi minsitri Moskovski. Theksoi se pret që operatorët të nënshkruajnë marrëveshje deri në fund të vitit.