09 June
Me qeverinë e re, në sipërfaqe dolën edhe problemet në bujqësi. Shoqatat bujqësore që heshtnin gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, në takimin e parë me ministrin e bujqësisë, Lupço Nikolovski u ankuan se me vite pësojnë humbje, produktet i shesin nën çmimin prodhues, ndërsa për shkak të kushteve të motit ky vit do të ketë rendiment katastrofale, ndërsa gjithashtu nuk do të ketë as drithë vendor. Ata gjithashtu kërkojnë ndërmjetësim nga qeveria që bankat t’ua shtyjnë pagesën e kredive të mara për makineri. Një pjesë e bujqve kërkojnë që qeveria e re të mos lejojë që gruri të blihet me çmim shumë të ulët.
Vitin e kaluar grurin e shitëm për pesë denarë, nëse edhe këtë vit është ashtu, atëherë më mirë të mos merremi me bujqësi. Blerësit tanë i shantazhojnë bujqit. Ata masin hektolitrin e grurit, ndërsa nuk dinë ta bëjnë, i thonë i ke 70 hektolitra ndërsa ai i ka 80. Kjo duhet të tejkalohet– tha bujku Dragan Mickovski.
Ishim në gjendje që në fund të marrim çmim qesharak prej 8 denarëve për kilogram. Ne dhe Ministria nuk duhet të lejojmë që çmimi i grurit të bie nën 12 denar për kilogram– tha kryetari i Federatës së Fermerëve Nikola Stamenov.
Një pjesë e bujqve që deri dje e mbronin VMRO-DPMNE-në tani kërkojnë nga ministri që të sanksionohen të gjithë ata që kanë bërë krim dhe i kanë vjedhur paratë në dëm të bujqve.
Çdo krim, çdo vjedhje ose abuzim me paratë të sanksionohet dhe të shqiptohen gjoba përkatëse, të përgjigjen varësisht nga vepra- tha një tjetër bujk.
Ministri Nikolovski paralajmëroi revidim të punës së Agjencisë për nxitjen dhe zhvillimin e bujqësisë.
Në seancën e ardhshme qeveritare do të vazhdojnë aktivitetet dhe masat me qëllim që të zhbllokohet procesi rreth pagesës së subvencioneve këto muaj. Ta përforcojmë potencialin kadrovik të Agjencisë dhe të njëjtën ta kthejmë në nivelin e detyrës që shërbimet t’i kryejë shpejtë dhe në interes të bujqve- deklaroi ministër i Bujqësisë Lupço Nikolovski.
Sipas ministrit, prioriteti i qeverisë do të jetë aplikimi i naftës së gjelbër dhe pagesës së subvencioneve. Nikolovski shton se shteti në llogaritë e bujqve duhet të paguajë edhe 570 mijë euro në emër të subvencioneve, ndërsa premtoi se për vitin e ardhshëm për këtë sektor do të sigurohen 160 milion euro.
Verica Pavlovska

