Nga sot e deri më 30 qershor në shtatë njësitë rajonale të ministrisë së Bujqësisë, bujqit do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuar nga breshëri i para një jave. Bujqit kërkojnë nga ministria që sa më parë të nxjerr inspektorët në terren për ti konstatuar dëmet. Deri më mesditë në njësinë rajonale në Gazi Babë që përfshinë katër komuna të Shkupit janë paraqitur mbi 20 bujq.
“Dëm të madh kamë shumë, kam mbi 300 ton bostan, mbi 150 ton pjepër, kajsia, mbi 100 ton e më tepër grurë. Nuk kishte shumë procedura me dokumentacion, në rregull jam, por disa nuk i kanë fletë pronësitë, duhet ketë ndonjë komision të del në ara ti vizitoj të gjitha ”.
“Për shkak të motit të keq më janë dëmtuar kulturat bujqësore si pemët dhe perimet, erdhëm në njësinë rajonale të ministrisë së Bujqërisë në Gazi Babë që të paraqesim dëmet. Nuk kishte shumë procedura janë gjëra themelore këto procedura”.
“Jemi të dëmtuar nga breshëri, akoma askush nuk ka dalë se ku është problemi nuk e dimë, a institucionet i pengojmë punët e ku është puna nuk e dimë, ndërsa ne kemi ngelur nuk mund të fillojmë të punojmë edhe detelina na ka dështuar në kositjen e dytë”.
Në anën tjetër, Naser Kadria nga Orllanca e komunës së Haraçinës thotë se dëmi që ka ai është shumë i madh. Familja e tij nëntë-anëtarshe të ardhurat e vetme i ka vetëm nga bujqësia dhe bën apel nga Ministria Bujqësisë që tu del sa më parë në ndihmë.
“Këtu kam afër 4 mijë metra, kam dëm 100% por edhe qesen ma ka shkatërruar, dëmi është i dukshëm e ka shkatërruar të gjithë nuk ka lënë asgjë këtu, nga kjo unë siguroj ekzistencën, ruaj familje. Dje isha në njësinë rajone të komunës së Gazi Babës dhe më thanë se s’kemi as formuar edhe as komisione nuk kemi formuar dhe vetëm emrin mbiemrin ma morën numrin e telefonit dhe më thanë të lajmërojmë ”, tha Naser Kadria, bujk nga Orllanca.
Nga ministria e bujqësisë thonë se dëmshpërblimet do të bëhen pas përfundimit të afatit për paraqitjen e dëmeve të cilat më pas do të shqyrtohen nga komisione të posaçme të ministrisë. Nga breshëri i rrëmbyeshëm i para një jave më të dëmtuara ishin fshatrat e komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës.
Senat Zylbehari

