Çmimet e ushqimeve në mbarë botën janë rritur ndjeshëm që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, pjesërisht për shkak se Ukraina është një eksportues kryesor i drithit.
Fermerët ukrainas lanë arat e tyre ose për të luftuar ose për të shkuar në vende më të sigurta. Në shumë vende në Ukrainë, prodhimi i ushqimit është ndalur.
Para luftës, Ukraina ishte eksportuesi i katërt më i madh i misrit dhe eksportuesi i pestë më i madh i grurit. Por vetëm pas përfundimit të luftës do të duhen vite që prodhimi i grurit të kthehet në normalitet. Ekspertët thonë se kjo mund të marrë dekada, raporton Zëri i Amerikës./Lajmi i plotë.