Bujare Abazi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares në Qytetin e Shkupit.
“Kryetarja e qytetit të Shkupit iu dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar qytetarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti. Me vendosjen e dy drejtorëve nga anëtarët e partisë tjetër ajo faktikisht ka dërguar një porosi se ka shkelur marrëveshjen që e kishim para fushate”, tha Bujare Abazi.

Pas dorëheqjes së Bujare Abazit, ASH mbetet pa asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit.