Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani kritikoi ashpër siç tha deklaratat e fundit të kryeministrit, i cili “fitoren më të madhe të qeverisë” e cilëson si fitoren ndaj BDI-së.
“Sa herë që dëgjoj Kryeministrin duke thënë se arritja më e madhe e kësaj qeverie është fitorja ndaj BDI-së (lexo: ndaj shqiptarëve), aq më shumë bindem se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhje, por referendum,” tha Osmani.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes partive shqiptare dhe pushtetit janë në rritje, duke lënë të kuptohet se fushata zgjedhore pritet të jetë e ndezur.