Zv.kryeministri aktual dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani ka reagur në lidhje me protestën. Ai ka përdorur fjalor të ngjashëm me fjalorin e Nikolla Gruevskit kur kundërshtonte protestat kundër regjimit në vitin 2015 e 2016. Osmani, ministër i dikurshëm në qeverinë e Gruevskit, në murine tij ka shkruar:
“Nëse ske TURP, bëj çka të duash! Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse stë ka votuar është marrëzi!”, ka shkruar Osmani, duke manipuluar deri diku opinionin, sepse OSBE/ODIHR në raportin e saj ka përmendur dyshimet për shkelje të procesit zgjedhor në Saraj, Kërçovë e Zajaz.