Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, mbrëmë ka qëndruar në lagjen e Gazibabës, ku mes tjerash në bashkëbisedim është folur rreth situatës politike dhe problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e Çairit, tash e disa vite.
Lidhur me këtë bashkëbisedim, Osmani përmes rrjetit social facebook, është shprehur se duhet ta kthejmë dinjitetin e popullit dhe të sigurojmë një jetë të re qytetarëve të komunës Çair.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Në oborrin e familjes së Sulejman Xhavitit në Gazibabë mezi i zuri të gjithë fqinjët që donin të merrnin pjesë.
Ishte një takim i ngrohtë, ku u bashkuan miq, fqinj dhe familjarë për të biseduar për mundësinë që kemi përpara të kthejmë dinjitetin e popullit tonë në këtë vend dhe të sigurojmë një jetë të denjë për çdo qytetar të komunës sonë.
Energjia, interesimi dhe besimi që pashë në sytë e secilit aty më bindën edhe më shumë se vizioni i ri për Çairin është dëshirë dhe nevojë e përbashkët e të gjithëve.