Zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së Mogerini dhe komisarin Han në Këshillin për stabilizim dhe asociim, pas një viti pausë që do të thotë rikthim të vendit përsëri në rrugën e integrimeve.
“Dhash tre porosi kryesore se planin 3-6-9 do ta realizojmë, ligjin për gjuhën shqipe do ta miratojmë dhe se do adresojmë çështjet e hapura me fqinjët dhe se këto janë parakushtet kryesore për të debllokuar procesin e integrimet dhe qeveria është e përkushtuar në realizimin e detyrimeve tona”, ka thënë zv/kryeministri Osmani.