Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, me anë të një postimi në facebook, ka akuzuar se mediat nacionale terestriale maqedonase janë duke bojkotuar punën e kryeministrit dhe të BDI-së në përgjithësi. Osmani, thotë se është duke u zhvilluar një fushatë agresive ndaj lideri të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Si asnjëherë më parë në historinë e këtij shteti, mediat nacionale terestriale maqedonase bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, madje që nga dita e emërimit të tij. Bojkotojnë edhe aktivitetet e ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë!
Për më tepër, nga të njëjtat, jemi dëshmitarë edhe të një fushate agresive, nga qendra të ndryshme të vendosjes, edhe kundër Kryetarit Ali Ahmeti.
Së fundmi, përmes liderit të VMRO-DPMNE-së, kanë futur në këtë valle edhe Presidentin serb, Vuçiq.
Dy janë objektivat e kësaj fushate të sinkronizuar antishqiptare:
1. Hakmarrja ndaj Ali Ahmetit për luftën e 2001-shit dhe barazinë që solli ajo;
2. Dobësimi i një dore të fuqishme shqiptare dhe zëvendësimi i saj me derivate që mbetën jashtë nga procesi i lustrimit dhe reformimit të BDI-së.
Përtej kësaj, në këto kohëra të vështira, kur vatra e luftës është disa qindra kilometra larg nesh, shqiptarët nuk kanë lejuar e as që do të lejojnë që figura të dyshimta kombëtare dhe ideologjike të rrezikojnë të ardhmen tonë.
Goditjen, njëherë e mirë, do ta marrin në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa mediave nacionale terestriale që bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, të ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë le t’u “shpërbejë” për nder gjithë ky zell në degradimin e misionit që kanë!
Data 20.05.2025
Aktuale
- Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje
- BFI e Maqedonisë sivjet vjel nga haxhi 13.5 milion euro!
- Drejtori i NP. Higjiena Komunale, Sabahudin Rustemi ju përgjigjet akuzave të Visar Ganiut
- Kërkuan pamje filmike të numërimit të votave nga KQZ, zbardhet mesazhi i Ramës për kandidatët e PS: Të mos i hyhet asaj rruge! Humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak i humbjes edhe të fytyrës
- DAP fillon pagesën: 13 milionë euro për qytetarët nga skanimi i llogarive fiskale
- A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë
- Zgjedhjet e 11 Majit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale!
- Tak Fak hyn brenda Spitalit të Tropojës, nëndrejtori refuzon të flasë pa autorizim për mungesën e specialistëve! Mjekët: Operacione nuk kryejmë, rastet dërgohen në Kosovë