Zëvendëskryeministri i atëhershëm, Fatmir Besimi kishte rol më aktiv në bisedimet me palën greke.
Ai pati zhvilluar disa takime me Ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, por pa rezultat.
Korpusi politik shqiptar, përfshirë BDI-ja, Rilindja me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët, në deklaratën e përbashkët vunë nënshkrimet që shqiptarët të mos jenë më “vëzhgues” të proceseve të mëdha, por partner aktiv.
Zgjidhja e çështjes së emrit, në përputhje me vlerat evropiane dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare
– Miratimi i një rezolute të përbashkët dhe detyruese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet në mënyrë aktive në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit.
– Përfshirje e shqiptarëve në grupin e punës për bisedime të drejtpërdrejta me Greqinë.
Mirëpo, përveç zotimit dhe dëshirës së shprehur, asnjëra palë nuk tregon ndryshim të qasjes së shtetit ndaj këtij problemi. Kurse, ministri i jashtëm Dimitrov, për Financial Times shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë në paktin ushtarak do ti jep qetësi dhe stabilitet Ballkanit, përfshirë këtu edhe Greqisë.
Ditë më parë, agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” ka raportuar se Maqedoni do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-së gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.
Kjo medie duke cituar burimet e veta shkruan se “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, planifikon ta vizitojë Shkupin kah mesi i Korrikut. Sipas “Sputnik”, qëllimi i NATO-së është që Maqedonia të pranohet në Aleancë në pranverë 2018.
Përgatiti: Furkan Saliu / TV 21