Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet. Kështu shkruan ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa i përgjigjet deklaratës së zëvendëskryeministrit Arben Fetai, i cili sot tha se “avokatët e Kreshnik Bekteshit janë avokatët e Gruevskit dhe Mijallkovit”
Vetëm një mendje dhe zemër e prishur mund të provokojë familjen e tij në këtë mënyrë të ulët, shkruan Osmani.
Postimi i plotë i Bujar Osmanit:
Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet.
Vetëm një mendje dhe zemër e prishur mund të provokojë familjen e tij në këtë mënyrë të ulët.
Dikur, në politikë, kishte një minimum dinjiteti – sot, disa po tregojnë se nuk kanë as atë.
Sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të tjera, është i neveritshëm dhe thellësisht i pamoralshëm.
Kjo është e njëjta logjikë absurde sikur të akuzosh një kirurg pse ka operuar dikë që nuk pëlqehet nga të tjerët.