Me moton e një fillimi të ri për Çairin, Bujar Osmani, kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në Këshillim Vendor “Luan Haradinaj”.
Sipas tij ngjarja shënoi një tjetër hap drejt konsolidimit të vizionit për një komunë moderne, transparente dhe në shërbim të qytetarit.
Më poshtë njoftimi i plotë i Osmanit:
Hapja e shtabit në KV Luan Haradinaj! Çdo ditë që kalon, vizioni ynë për një Çair të ri po merr gjithnjë e më shumë kuptim. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se kush duhet t’i prijë kësaj komune, kush është i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe ta kthejë Çairin në shembull të zhvillimit, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarit.
Kjo është arsyeja pse karvani i përkrahësve po rritet çdo ditë. Nuk janë vetëm simpatizantët tanë të përhershëm që po na mbështesin, sot shohim edhe votues të palës tjetër që po rreshtohen pranë nesh, sepse e kuptojnë se fryma e re është më e fortë se çdo interes i ngushtë politik. #besëlidhja #AKI