Edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhje së kryesisë qendrore deklaroi se debati do vazhdojë edhe nesër dhe do të sillet një vendim.
“Kemi vendosur që nesër të vazhdojmë përsëri me të njejtin format. Thjeshtë nuk janë shterur të gjitha argumentet të cilat anëtarët e kryesisë i kanë për të gjitha opsionet. Janë gjithë anëtarët e kryesisë, janë edhe deputetët dhe thjesht debati nuk është ende i shterur për të marrë vendime konkrete, ashtuqë lam hapësirë që nesër të vazhdojmë debatin”, deklaroi Osmani.
Ai tha se po bisedojnë si me VMRO DPMNE-në poashtu edhe me LSDM-në, ndërsa gjuha shqipe mbetet kushti kryesor pa të cilin nuk mund të arrihet një marrëveshje me ndonjërën prej partive maqedonase.
“Ne bisedojmë me të gjitha partitë politike dhe presim reagimin e tyre. Unë dhash një prononcim se gjitha argumentet fokusohen në platformën e BDI-së sesa në atë se me cilin opsion ne do zgjedhim. Gjuha shqipe është kusht pa të cilin nuk mundet dhe argumentet tjera të BDI-së mbeten si kushte, presim qëndrimin e partive politike maqedonase.
Osmani shtoi se ka dallime në qëndrime mes funksionarëve të BDI-së, por nuk ka mosmarrëveshje dhe mbizotëron një debat konstruktuv dhe se tre nënkryetarët e partisë për të cilët gjatë ditës u raportua se e kishin lëshuar mbledhjen, Osmani tha se nuk e kanë lëshuar mbledhjen por kanë dalë për nevojat e tyre personale.