Debateve “pro” dhe “kundër” Ballkanit të Hapur i është bashkangjitur edhe analisti eminent amerikan, njohës i shkëlqyer i zuvillimeve në Ballkan, Janusz Bugajski. Ai e konsideroj këtë projekt si të favorshëm për Rusinë.
“Kremlini e sheh “Ballkanin e Hapur” si një mjet për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkroi Bugajski në Twitter.
Shkrimin e tij e ka shperndarë veprimtari shqiptar në Amerikë me prejardhje nga Kërçova, Ramazan Hajdini, duke parashtruar pyetjen: “ A eshte Edi Rama rekrute (argat) I Moskes dhe Beogradit?”.