Nuk shoh pengesë në atë që shefja e PSP-së, Katica Janeva të jetë ushtruese e detyrës derisa ligji ende nuk është në fuqi, theksoi prokurori special publik, Gavril Bubevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para konferencës përfundimtare për reformat në gjyqësi nga Blupring grupi.
“Për cilin do tjetër nga brenda nuk shoh mundësi sipas Ligjit për prokurori speciale publike, sepse ekipi e përzgjedh prokuroren speciale publike. Por, megjithatë, me interpretimin e dispozitave nga Ligji për Prokurori publike për PSP-në nuk është e ndaluar të ketë, të paktën derisa ligji është në fuqi, gjegjësisht edhe një vit të jetë ushtruese e detyrës. Nuk shoh pengesë në këtë”, ka thënë Bubevski.


