Vizita e djeshme e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel, u shënua me konfirmimin e mbështetjes së qartë të partnerëve tanë evropianë për Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, të gjithë vunë re se nevojiten bashkim dhe konsensus politik për të vazhduar dhe realizuar perspektivën evropiane.
Pasi vendi filloi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në BE në korrik të vitit të kaluar duke filluar shqyrtimin, para hapjes së kapitujve të parë të Maqedonisë së Veriut, pritet ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës dhe më pas procesi i përshpejtuar i reformave me qëllim të arritjen e qëllimit – anëtarësimin në BE deri në vitin 2030./Lajmi i plotë.