Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini janë PRO që çështja e emrit me Maqedoninë, në Kuvendin e Greqisë të votohet me shumicë të zgjeruar, shkruan e gazeta greke “AVGI”, transmeton MEDIAL.
Sipas burimeve të kësaj gazete e që në Greqi njihet si megafon i partisë ‘Siriza’, pohon se kuvendi grek në vend që këtë çështje të votoj vetëm me 151 deputet, nga Brukseli ka marrë rekomandime që për çështjen e njëjtë të votojnë 180 deputet të cilët eventualisht do të jepnin dritë jeshile.
“Sipas burimeve të sigurta të kësaj gazete, Qeveria greke ka marrë këshilla dhe rekomandime të mira në këtë drejtim pasi që çështja e problemit me emrin Maqedoni në Kuvend të votohet me shumicë të zgjeruar. Qëllimi i këtyre rekomandimeve është që në Greqi të krijohet stabilitet politik dhe kuvendi të vazhdojë të gëzojë legjitimitet. Si duket nevoja që çështja e emrit të votohet nga 180 deputet grek apo shumica e zgjeruar e kuvendit është përkrahur nga Zhan Klod Junker dhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini”, shkruan në numrin e sotëm gazeta greke “AVGI”, transmeton MEDIAL.
Sipas kësaj gazete komuniteti ndërkombëtar është i interesuar jo vetëm për pozitat e qeverive në të dyja vendet, por edhe për qëndrimin e partive të tjera politike si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi.