Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë zhvilluar një mëngjes pune me ministrin në detyrë, Gent Cakaj dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov në Bruksel. Mëngjesi i punës është organizuar me iniciativën e Greqisë për të dëgjuar dy ministrat mbi avancimin e përmbushjes së kritereve të caktuara për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me dy vendet.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një mbêshtetje të gjerë prej më shumê se 15 shtetesh anêtare të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars të vitit të ardhshëm. Por, që një vendim i tillë tê bëhet i mundur kërkohet unanimitet i të gjitha shteteve anëtare. Në këtë mëngjes pune ka marrê pjesë edhe komisioneri për zgjerimin dhe politikën e fqinjêsisë, Olvier Varhelyi.
Sipas Varhelyit, hapja e negociatave të anëtarësimit me tê dyja vendet në mars të 2020 duket e mundur. Ministrave Cakaj dhe Dimitrov u êshtê kërkuar që tê vazhdojnê procesin e reformave kyçe në mënyrê që të bindin të gjitha shtetet anëtare pêr hapjen e negociatave tê anëtarêsimit.
“Ky është takimi i parë i ministrave të jashtëm në të cilin marr pjesë në funksionin e komisionerit për zgjerimin dhe politikën e fqinjêsisë dhe jam shumë i kënaqur me këtë detyrë. Ne zhvilluam një mëngjes pune me ministrat e Jashtëm tê Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë së bashku me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian. Debati ishte shumë inkurajues. Duket se mund të ecim përpara dhe tê korrigjojmê gabimin që u bë në tetor. Ne duhet të jemi gati për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me tê dyja vendet në pranverë të vitit tê ardhshëm.” –deklaroi Olvier Varhelyi, komisioner për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë.
Ministrave Cakaj dhe Dimitrov u êshtê kërkuar që tê vazhdojnê procesin e reformave kyçe në mënyrê që të bindin të gjitha shtetet anëtare pêr hapjen e negociatave tê anëtarêsimit. /Erisa Zykaj, Bruksel