Nga ambasada e Kosovës kanë reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, në mes Maqedonisë dhe Rumanisë. Ata kanë dënuar në mënyrë të fuqishme këto thirrje.
“Ambasada ka përcjellur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë. Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje.
Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje. Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Kosovës.
Data 04.08.2025
Aktuale
- Krasniqi reagon ndaj thirrjeve raciste për shqiptarët në RMV: Gjuha e urrejtjes, kundër vlerave demokratike
- Ilir Meta vendos të shkojë me gjykim të zakonshëm, avokati: Është një çështje që duhet sqaruar dhe marrë fund
- Brohoritjet anti-shqiptare në Kumanovë, ambasada e Kosovës: Dënojmë fuqishëm thirrjet, urojmë që autorët të ndëshkohen
- Mexhiti: Edhe 1.5 milionë euro për Çairin, për të rinjtë e Çairit, për sportin, për jetën aktive!
- Osmani: Masa të menjëhershme kundër organizatorëve të thirrjeve anti-shqiptare
- Tottenhami kontakton Barcelonën për transferimin e top mesfushorit
- Beti Zylali sjell emocionin e lumturisë me këngën e re ‘Jam e Lumtur’
- Thirrjet antishqiptare, Fetai: Ne dënuam dhe vepruam, nuk manipuluam, ndryshe nga ata