Britania e Madhe do të deportojë 50 të burgosur shqiptarë në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, transmeton Telegrafi. Siç shkruan “Daily Mail”, me këtë Britania e Madhe do të shpëtojë nga disa kriminelë jashtëzakonisht të rrezikshëm, dhe taksapaguesit do të kursejnë shpenzimet e burgimit të tyre.
Në burgjet britanike ndodhen mbi 1300 kriminelë shqiptarë”, shkruan gazeta.
Edhe pse dërgimi i 50 të burgosurve është një fillim, ka ende shumë të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin në Angli.
Nëse dëshirohet një zgjidhje e përhershme për këtë problem, dëbimi duhet të bëhet automatik menjëherë pas dënimit.
Në fillim të këtij muaji, kryeministri britanik Rishi Sunak njoftoi një marrëveshje të përbashkët për të përshpejtuar kthimin e shtetasve shqiptarë që bëjnë kërkesa të pabazuara për azil në Britani, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar migrimin ndër-kanal.