Jo jo prej kësaj nuk ka gjë më. Këtë duhet krejt me e hedhë në tokë.
Nuk ka mbetur thuajse asgjë nga të mbjellat e shalqirit dhe duhanit në fshatin Luboten të Shkupit.
Breshri befasoi banorët derisa prisnin dhe përcillnin mysafirë për festën e bajramit.
“Këtë majën që e ka prishur, këtu mos prit më gjë.
Kjo nuk shkon më më lartë.
Jo jo, kjo kopil më është. A e sheh, ja edhe këto janë dëmtuar. Eja shihe edhe këta janë thyer të gjitha. Janë dëmtuar sa pesë gjethe. Edhe po të fillojnë të rriten kot se janë të shpuara.
Tani çfarë do të bëni me këto?”, tha Ekrem Esati – Banor i Lubotenit.
Tani do të mundohemi me këto gjethe që i ka, duhet t’ i pastrojmë.
Pas këtyre dëmtimeve, bujqit më nuk presin se mund të fitojnë diçka nga ky duhan por shpresojnë që të nxjerrin vetëm harxhimet e tyre.
“Duhanin e ka dëmtuar të thuash 100% por kemi shpresë ky duhan do të lëshojë pak më lart. Nuk do të jetë kualitativ, por diçka do të dalë. Ndonjë harxhim do të nxjerrim por për fitim, nuk ka fitim nga kjo”, tha Jonuz – Banor i Lubotenit.
Banorët thanë se nuk do t’i paraqesin dëmet në komunë, sepse edhe kur i kanë paraqitur më parë, asnjëherë nuk u kanë dalë në ndihmë as nga pushteti lokal e as nga ai qendror. Nga Ministria e Bujqësisë na njoftuan se pas elaborateve komunale për dëme të shkaktuara, komisioni qeveritar e konfirmon saktësinë e procedurës dhe përgatitë propozim pagesë të fondeve që lëvizin nga 5 deri në 20%./Alsat.mk